Përbërësit:
– 500 g mish të bluar, – 2 qepë të vogla, – 3 lugë thërrmija buke, – 2 vezë të plota, – një lugë erëza të thata, – një lugë plot piper, – 2 thelpinj hudhre, – 8 shkopinj të vegjël cilit do djathë të fortë (rreth 150 g), – vezë, miell, – thërrmija buke për pjekje.
Udhëzim:
Mishit të bluar shtoni qepën e grirë imët apo të bluar, hudhrën e shtypur, erëzat dhe thërrmijat pastaj tërë përbërjen përzieni dhe bashkojeni mirë.
Ndajeni mishin në 8 pjesë të barabarta dhe secilën pjesë shtrijeni në shuplakë dore, në mes vendosni shkopin e vogël të djathit dhe rreth tij mbështilleni mishin, me duar jepni formën.
Vendosni në tabaka në të cilën keni qitur miell që të mos ngjitet mishi.
Bërxollat e pjekura radhisni në një peshqir dhe shërbejini të nxehta.