November 28, 2024

Luana: Humba babain kur isha foshnjë, punoja që 14-vjeçe

Si asnjëherë më parë për intervistën e huaj ‘ONN’, Luana Vjollca ka folur për karrierën e saj dhe jetën private. Madje ishte hera e parë kjo kur ajo ka folur për babain e saj.

Luana tha se e ka humbur babain kur ajo ishte vetëm 11 muajshe dhe se ka filluar të punojë në moshën 14 vjeçare. Ajo theksoi po ashtu se nëna i ka rritur e vetme, atë dhe tri motrat e saj.

“Unë e humba babain kur isha 11 muajshe dhe mamaja na rriti e vetme mua dhe 3 motrat. Fillova punë kur isha 14 vjeç si imazh i një kompanie mode. Isha shumë krenare që mund të siguroja diçka për familjen që në moshë të vogël”, u shpreh ajo.

Facebook Comments

MineralHygienics.com