Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për mes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë albumin me foton nga protesta e mbatjtur ditën e sotme ngë opozita.
Kryedemokrati shprehet se qytetarët më pro europianë të Europës u ngritën sot kundër qeverisë më antieuropiane në Europë, teksa shton se shqipetarët nuk përulen para autokracisë.
Postimi i plotë
Qytetarët më pro europianë të Europës u ngritën sot kundër qeverisë më antieuropiane në Europë. Ne nuk përulemi para autokracisë. Ne nuk i mbyllim sytë dhe gojën para krimit e drogës. Demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar.