November 22, 2024

Dy filma shqiptarë, pjesë e SEE Film Festival në Berlin dhe Paris

SEE Film Festival këtë vit do të mbahet në Berlin nga 24 deri më 27 maj dhe në Paris nga 30 maj deri më 2 qershor.Pjesë e festivalit “South East European Film Festival” janë edhe filmat shqiptarë “T’padashtun” dhe “Jeta mes ujërave”.

“The rest is silence” nga Romania, “T’padashtun” nga Kosova, “The last day before June” nga Moldavia, “Soma & Li” nga Qipro, Hawaii nga Rumania, “Nothing but the wind” nga Bosnja dhe Hercegovina, “Lines” nga Greqia janë disa prej filmave tjerë pjesëmarrës në festivalin që nisi mbrëmë

‘T`padashtun’ me regji nga Edon Rizvanolli do të shfaqet sonte mbrëma në këtë festival.Filmat nga 16-të vendet e Ballkanit të cilët janë pjesë e festivalit janë po ashtu edhe në garë për çmimet që ndanë festivali duke përshirë filmin më të mirë, skenarin më të mirë, çmimin për regjisorin më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë, filmi më i mirë dokumentar, filmi më i mirë i shkurtër, filmi më i mirë i animuar si dhe çmimi special i jurisë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com