November 24, 2024

Tuneli Lion- Torino kushton 8.5 miliardë euro, për 57 km

Në Itali dhe Francë ka shpërthyer debati, për planin e ndërtimit të një tuneli nëntokësor, që do të lidh dy vendet. Tuneli i gjatë 57 km, do të lidhë Lionin me Torinon.

Por ka debate për çmimin e tij. Tuneli është parashikuar të kushtojë 8.5 miliardë euro, shumë kjo që konsiderohet shumë e lartë. Në Shqipëri ndërkohë, Sali Berisha  shpenzoi 1 miliard euro, për vetëm 5 km, për ndërtimin e tunelit të Kalimashit. Arsyet se përse kushtoi aq shumë, nuk është e vështirë të kuptohen.

Dhe atëhere askush nuk foli, ndryshe nga qytetarët e Francës dhe Italisë, që edhe pse dy nga superfuqitë e Europës, një shumë e tillë iu duket e lartë. Imagjinoni t’ua bënte Berisha tunelin, sa do duhet të paguanin.(TemA)

Facebook Comments

MineralHygienics.com