Do të jetë Mauricio Sarri trajneri i ri i Chelseat. Pas bisedimeve që zgjatën 7 orë mes drejtuesve të klubit anglez dhe përfaqësuesit të Sarrit, palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Ka qenë presidenti i Chelseat, Abromovic, i cili ka dhënë OK dhe është gati të paguajë 8 milionë euro për klauzolën e Sarrit.
Klauzola skadon më 31 maj dhe megjithëse Napoli shkarkoi Sarrin, ka të drejtë të kërkojë shifrën e 8 milionë eurove për teknikun.
Lajmin për akordin mes trajnerit italian dhe bluve të Londrës është bërë publik nga sajti italian “Sportitalia”