Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar që Fatmir Xhafaj të hetohet në bazë të ligjit antimafia të miratuar në Shqipëri që në vitin 2010 dhe të amenduar në vitin 2016.
Duke folur nga foltorja e parlamentit, Basha u shpreh se në bazë të ligjit antimafias, çdo familjar të një të dënuari për drogë, i nënshtrohet hetimit.
‘Në bazë të ligjit Antimafia të gjitha pasuritë e Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt duhet t’i nënshtrohen hetimit dhe të konfiskohen.
E dëgjuat ju Fatmir Xhafaj kur i bënë pyetje a duhet të jesh ti objekt i ligjit Antimafia? Praktikisht po, tha. A ishte kjo një lapsus?!’, tha Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Kuvend:
Edi Ramës ia thanë copë: Ik në shtëpi se s’ke bërë detyrat, por jo vetëm me këtë por ti je pengesa e vetme për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë evropiane.
Në bazë të ligjit Antimafia të gjitha pasuritë e Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt duhet t’i nënshtrohen hetimit dhe të konfiskohen.
E dëgjuat ju Fatmir Xhafaj kur i bënë pyetje a duhet të jesh ti objekt i ligjit Antimafia? Praktikisht po, tha. A ishte kjo një lapsus?!
Sepse vëllai i tij është një i dënuar si një nga krerët e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia njësoj si Agron Xahfaj.
Ligji antimafia nuk zbatohet, ligji i Vetingut për Policinë ruan vëllanë e ministrit, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë përfshirë drejtpërdrejt në një komplot mafioz skandal të përmasave evropiane. Ky në vetvete është një krim i rëndë i përfshirë në ligjet penale të vendit.
Rama dhe Xhafaj me hapat që kanë bërë me ekspertizën në Surrel brenda 12 orësh, me largimin e Agron Xhafajt, me kërcënimin e dëshmitarit po kryejnë vepra penale dhe më e pakta është pengimi i drejtësisë.
KU jemi sot? Fatmir Xhafaj ka një detyrë dhe vetëm një: të shpëtojë vëllanë e vet dhe bandat mafioze dhe Edi Rama nga mëngjesi në darkë merret me mbrojtjen e kriminelëve.
Vendi ynë është pa qeveri sepse e gjithë energjia dhe koha e Edi Ramës merret me mbrojtjen e tyre dhe Shqipërinë nuk e vizitojnë investitorë, por Ministra të Brendshëm.
Në një situatë normale, Agron Xhafaj duhej të ishte sot në qeli. Fatmir Xhafaj po të kishte një fije nder duhej ta kishte çuar atje vëllanë e vet dhe të jepte dorëheqjen.
Por kjo nuk ka për të ndodhur.
Nëse do të ishim një vend normal të paktën sa Maqedonia, prokuroria do të kishte marrë menjëherë në pyetje ata, autorin e ekspertizës. Po ato janë aty sepse ndaj u zgjodhën pa veting. Shteti ka rënë. Ndaj ka mbetur ajo që u mbetet njerëzve të lirë, ajo që ka sanksionuar prej 200 vjetësh Monteskje. Ndaj kur ligji dhe kushtetuta shkelen është e drejta e sovranit të marrë fatin në dorë dhe ju ftoj në protestën më të madhe.
Ne nuk mund të humbasim kohën tonë e energjetikë duke u marrë me kriminelin e radhës që na servil Edi Rama në politikë dhe të hapim kapuijt e ekonomisë, shëndetësinë, arsimit, bujqësisë…
Mbajtja e statukuosë është e pamundur. Shqipëria nuk e mjafton këtë gjendje, ka mjaft njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë ata ndaj dua t’i drejtoj sot një thirrje socialistëve të ndershëm shqiptarë:
Lërjani partinë krimit dhe drogës, bashkohuni në protestën kombëtare, bashkohuni me një qeveri dhe parti socialiste të ndershme. Prej 4-5 vitesh pushteti i socialistëve iu është dorëzuar kriminelëve. Por ne kemi treguar se jemi më të fortë se ata.
Çfarëdo të thotë sot ky daulleshpuari, shqiptarët e dinë se negociata nuk hapen pa luftuar krimin, me reforma në letër që nuk zbatohen, pa e ndarë qeverisjen nga krimi, ku të pafajshmit përfundojnë në burg, nuk hapen negociatat Edi rama siç ta kanë thënë edhe mbrëmë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nuk hapen negociatat kur qeveria buron nga krimi dhe droga dhe jo nga votat e ndershme të shqiptarëve. Këtë ta thana copë në Sofje dhe ta thanë edhe mbrëmë miqtë tanë që ia duan të mirën Shqipërisë.