November 27, 2024

Katy Perry kritikon Meghan Markle për fustanin

Ylli amerikan, Katy Perry ka kritikuar fustanin e martesës së Meghan Marke. Në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’, ajo tha se Dukesha e Sussex kishte nevojë për një përshtatje më të mirë.

Këngëtarja e njohur sugjeroi se ajo dështoi me pamjen martesore, ndryshe nga dukesha e Kembrixhit, Kate që u martua me Princ Ëilliam në 2011.

Fustani i Meghan Markle u projektua nga Givenchy, ndërsa i Dukeshës Kate nga Alexander McQueen.

“Kate fitoi”, tha këngëtarja. Pavarësisht kritikave, Katy Perry tha se ishte e lumtur për ciftin dhe i uron gjithë të mirat. Ajo shtoi se e mbështet shumë Meghan për humanitetin dhe punën sociale që ka bërë kohët e fundit.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com