November 28, 2024

Braçe nuk përmbahet edhe sot ne Komisionin e Ekonomise

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë Florion Mima reaguan sot pas sulmit verbal të kryetarit të këtij Komisioni, Erjon Braçe ndaj dy gazetareve Esiona Konomi dhe Marsela Karapanço.

Ky është një sulm i vazhdueshëm ndaj gazetarëve nga qeveria dhe përfaqësuesit e saj në Parlament dhe institucione shtetërore, i cili zanafillën e ka në gjuhën denigruese të kryeministrit Edi Rama.

Jorida Tabaku: z. Braçe ne u larguam dje nga Komisioni dhe nuk ishim në pjesën e dytë të tij. U njohëm nga media me faktin se dy gazetare të terrenit që janë prezent këtu në Komision ditët e fundit, ju i kërkuat të largohen nga salla. Ju duke qenë gazetar, i kuptoni mirë vështirësitë e tyre për më tepër që të dyja janë zonja.

Nuk është në standardin e këtij Komisioni, të paktën për sa kohë unë jam unë këtu. Nuk është në standardin e asnjërit prej nesh këtu që të largojmë gazetarët.

Unë bisedova me to dhe kuptova se ishin tepër të prekura nga ky gjest. Janë të dyja profesioniste. Të dyja nuk e mbulojnë Partinë Demokratike. Asnjëra prej tyre. Nuk më duket normale.

Transparencën e munguar të qeverisë ky Komision e ka ofruar deri tani dhe shpresoj të vazhdojë i tillë.

Deputetët në këtë Komision nuk ka ndodhur asnjëherë t’i përzë njeri, sepse ky komision ka etikë dhe transparencë. Por ju po e çmontoni këtë besim.

Nuk e konsideroj akt normal.

Florion Mima: Medias sot i detyrohesh një scusa, një falje.

Erjon Braçe: Bëje ti, nuk ka asnjë problem.

Florion Mima: E bëj unë në emër tënd, pa asnjë problem. Edhe kur zihemi, edhe kur pajtohemi populli do të dijë se çfarë themi ne me njëri-tjetrin. Janë vajzat që ti i nxore jashtë dje që e bëjnë këtë  me besnikëri, me integritet, pa i mbajtur krahun askujt. Po mos ishin ato ne nuk do të mësonim për 5 milionët që Habilajt ia kishin taksur çdo muaj Ministrit të parë të Brendshëm. Po mos ishin ato, ne nuk do të dinim asgjë për 20 milionët e eurove që i duheshin Ministrit si kreu i një qarku.

Po mos ishin ato zotëri, ne nuk do e dinim që Nazer Seiti u arratis brenda natës në bashkëpunim me qeverinë. Ne nga mediat i kemi mësuar të gjitha edhe që vëllai i Ministrit aktual është i dënuar. Ne të gjithë i detyrohemi mediave, edhe kur jemi në pushtet edhe kur jemi në opozitë. Gazetarët e nxjerrin bukën e tyre me integritet dhe ne i detyrohemi shumë!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com