Presioni i shtuar i opinionit publik pas video-përgjimeve të vëllait të ministrit të Brendshëm dhe vazhdimit të skandaleve të qeverisë, ka bërë që deputetë e PS-së të braktisin komisionet kuvendore.
Kështu ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku deputetët e PS-së kanë vendosur të braktisin komisionin e Arsimit dhe Medias.
Asnjë prej deputetëve të mazhorancës nuk është i pranishëm në këtë komision.
Edhe në Komisionin e Shëndetësisë, ata pak deputetë të mazhorancës që ishin të pranishëm më shumë kanë qëndruar në heshtje duke dëgjuar akuzat e bëra ndaj qeverisë Rama prej kolegëve të tyre të opozitës.
Më herët gjatë ditës, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe duke mos e mbajtur dot presionin e shtuar vendosi të mbyllë punimet e këtij komisioni.
E njëjta gjë ndodhi edhe ditën e djeshme.