Petrit Vasili ka hedhur akuza të shumta ndaj Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI, Edi Rama duhet të hetohet për mashtrimin publik me deklarimet e tij publike në grupin parlamentar të PS se e kishte verifikuar audio-përgjimin dhe ai ishte jo autentik.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Prokuroria po vetëvritet, ajo nuk heton kryeministrin që mashtroi për audio-përgjimin.
Ditë më parë në mbledhjen e grupit të tij parlamentar Kryeministri tha:
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo përgjigje me mjafton, për t’ju thënë juve se jemi, por para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik”.
Prokuroria po vetëvritet duke mos filluar hetimin për Kryeministrin përpara këtij fakti flagrant.
Kryeministri mashtroi publikisht këtë e dëgjoi i madh e i vogël.
Kjo është Prokuroria e Reformës në Drejtësi?
Kjo është faqe e zezë.
Kjo është prokurori armike e qytetareve dhe kamikaze e kryeministrit dhe trafikanteve dhe krimineleve.