Alketa Vejsiu është një prej femrave më të komentuara në Shqipëri për sukseset që ka arritur, ku partneri i saj ka qenë mbështetësi më i madh.
Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta personale, duke shtuar se bashkëshorti është një prej meshkujve më të bukur të qytetit të Vlorës.
Pjesë nga biseda Rudina Dembacaj: Cili ka qenë kriteri që ke zgjedhur njeriun e jetës? Alketa Vejsiu: Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, repsekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë. Rudina Dembacaj: Sa mirënjohëse i je bashkëshortit për arritjet profesionale? Alketa Vejsiu: Është gjithcka. Për mua dashuria në jetë është ekuilibër i madh. Edhe lëkura në mëngjes shkëlqen ndryshe kur ti fle dhe zgjohesh i lumtur, kështu që me këtë fjali i kam thënë të gjitha. Rudina Dembacaj: Është mbështetës? Alketa Vejsiu: Shumë. Për cdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu sic duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mirë.