November 24, 2024

Shqiptarët braktisin fshatin

Aktualisht, 60% e popullsisë shqiptare jeton në zona urbane, dhe 40% në zona rurale. Situata nuk ka qenë gjithmonë e tillë, pasi qyteti fitoi supremacinë ndaj fshatit vetëm pas viteve 2000.

Por, projeksionet e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se, në vitin 2050, popullsia urbane do të shkojë në rreth 80% të totalit, ose më saktë në 78.2%, duke bërë që popullsia rurale të jetë pak më shumë se 20%.

Në vitin e largët 1920, ky raport ka qenë tërësisht i përmbysur, me 80% në favor të fshatit.

Projeksionet tregojnë kështu se, shqiptarët duke braktisur fshatin i afrohen Europës, duke thelluar diferencën në favor të qytetit sa i përket popullsisë.

Ritmi i zhvendosjes së popullsisë shqiptare nga fshati në qytet është shumë më i lartë se ai i Europës dhe më i lartë se ai i vendeve të tjera të rajonit, duke bërë që në vitin 2050 praktikisht të vihet baraspesha.

Në  kushtet aktuale, Shqipëria ka një popullsi urbane në raport me atë rurale bindshëm më të ulët se vendet e tjera të Europës, por edhe me vendet e Europës jug-lindore.

Kjo zhvendosje pritet të sjellë pashmangshmërisht edhe një rimodelim ekonomik.

Në kushtet aktuale ekonomia shqiptare është e varur nga bujqësia, por me braktisjen e fshatit mund të ketë një zhvendosje drejt industrisë, që është një lajm mjaft i mirë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik./scan/

Facebook Comments

MineralHygienics.com