Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Më 29 maj 2018 tifozët e futbollit kanë mundësinë të shohin një ndeshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” të qytetit të Cyrihut.
Bernard Challandes, trajner i ekipit të Kosovës, do të shënojë kthimin e tij në stadiumin Letzigrund pas pothuajse 10 vjetësh si trajner i FC Zurich, me synimin e fortë për avancimin e rangimit të Kosovës në FIFA World Ranking.
Përveç aspektit konkurrues, kjo ndeshje historike do të jetë një takim vëllazëror përmes të cilit do shënohet fuqia e sportit e sidomos e futbollit.
Biletat për lojë do të jenë në shitje nga sot (e premte), 18 maj, nga ora 15:00.
Biletat mund të blihen:
ONLINE, në linkun e mëposhtëm:
https://www.starticket.ch/fr/tickets/fussball-landerspiel-kosovo-vsalbanien-20180529-2000-letzigrund-zurich
dhe në PIKËN E SHITJES:
Posta, Manor, Coop City