November 27, 2024

Eranda Libohova bën duetin më të bukur të jetës së saj!

Një nga dy motrat e famshme Libohova, që sa herë flitet për muzikë, në mendje na vijnë edhe performancat e shumta me Irmën në krah në skena festivalesh, e jo vetëm. Si gjithmonë plot elegancë, këtë herë Eranda na ka surprizuar me diçka ndryshe. Këngëtarja ka sjellë një duet vetëm për fansat e saj, e nuk është e nevojshme të themi që është më i veçanti ndër të tjera në gjithë vitet e karrierës.

Duke qenë se Erandën dhe Irmën i kemi parë gjithmonë bashkë, duket sikur familja fillon e mbaron aty. Por, këngëtarja ka emocionuar me videon më të fundit në rrjetet sociale, ku shihet krah së ëmës. “Tani, ne të dyja do bëjmë një duet që s’e kemi bërë asnjëherë bashkë”, i ka thënë Eranda nënës së saj, teksa të dyja kanë kënduar një pjesë të këngës ‘Ja thoshte bilbili te porta e kalasë’. Dhe, nëpërmjet këtij dueti kaq special, Eranda na ka treguar dhe diçka tjetër: motrat Libohova e kanë trashëguar talentin nga e ëma!

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com