Këngëtarja e njohur e muzikës country, Dolly Parton tha se besimi është arsyeja pse ajo ka mbijetuar gjatë viteve.
Megjithë suksesin e saj të vazhdueshëm si një ikonë e muzikës, 72 vjeçarja pranoi se ajo ka kaluar nëpër shumë vështirësi në jetën e saj private.
Në fillim të viteve ’80, Parton kishte zbuluar se kishte disa probleme gjinekologjike që zgjatën për rreth tre vjet. Në vitin 1984, ajo iu nënshtrua një histerektomie të pjesshme dhe iu tha se kurrë nuk do të ishte në gjendje të kishte fëmijë me burrin e saj, Carl Thomas Dean.
Çifti ishte martuar në vitin 1966.
“Ishte shumë e vështirë. Ndonjëherë Perëndia thjesht duhet të të shkatërrojë. Ai pothuajse po thoshte: ‘Ule prapanicën sepse ne duhet të merremi me disa gjëra’”, tha Parton për Closer Weekly.
Parton e pranoi se ajo ishte në një depresion dyvjeçar dhe u detyrua të anulojë shumë nga angazhimet e saj profesionale për tu shëruar.
Ishte periudha e njejtë kur Parton ndihej fajtore për një aferë emocionale që e la zemrën e saj të thyer. Madje, Parton ishte aq e tronditur nga ndjenjat e saj për një burrë tjetër sa edhe mendonte vetëvrasjen.
“E kam shikuar atë për një kohë të gjatë. Pastaj, sapo e kapa armën, vetëm për ta mbajtur dhe për ta parë për një çast, qeni ynë i vogël, Popeye, erdhi duke vrapuar nëpër shkallë. Zhurma e putrave të tij më ktheu përsëri në realitet. Papritmas shtanga dhe e vendosa armën poshtë”.