November 27, 2024

Elton John do të këndojë në dasmën mbretërore

Elton John do të këndojë në dasmën e Harry dhe Meghan Markle. Lajmi është bërë i ditur nga sajti TMZ. Nuk është e qartë nëse do të këndojë gjatë ceremonisë në kishë apo gjatë pritjes, por do të jetë atje.

Dhe prania e tij, ka një domethënie të madhe, veçanërisht për Harry, 21 vite më parë, pikërisht ai, mik i madh i Lady Diana, këndoi një version të paharrueshëm të «Candle in the wind», gjatë ceremonisë funerale të nënës së princit.

Ky i fundit, në atë kohë, ishte vetëm një fëmijë, ndërsa sot, një burrë, dhe në ditën e tij të madhe ka dashur të ketë pranë edhe Elton John. Ylli 71 vjeçar ka anuluar disa evente në program në Las Vegas, për të qenë në Britani më 19 maj.

Elton John ishte edhe në dasmën e vëllait të madh të Harry, princit William me Kate Middleton, por në atë rast, nuk kishte kënduar.

Por, këtë radhë, do ta bëjë këtë… “Nëna ime është me ne në këtë udhëtim”, kishte thënë princ Harry pas fejesës zyrtare me Meghan. Dhe prania e sër Elton, mik i madh i Dianës, është prova se sa i pranishëm është kujtimi i të ëmës për dhëndrin e ri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com