Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë jashtë parlamentit se beteja e opozitës kundër krimit, drogës do të vazhdojë rrugën e saj.
‘Shqiptarët t’a krrejnë Ramën nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin!’, tha paraditen e sotme jashtë selisw sw Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha.
Prononcimi jashte parlamentit:
Dita e sotme e parlamentit është dita e faqezi Edvin Kristaq Ramës dhe dita e Fatzi Xhafë Drogës. Xhafa i drogës dhe faqezi Rama mashtruan mashtruan, ashtu siç thotë populli, si derra, si të pafytyrë, kombin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar.
Ky faqezi për të mbrojtur vëllanë e tij Olsi gënjeu, u bë kryeksperti i zërit dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar.
Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka ndërmarrrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë absolutisht autentike.
Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët, që ky dje i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt, më i shpërfytyruar, ta krrejnë nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin!