Një 27 vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e paraburgimit në Korçë.
Viktima Enea Ftoi ishte arrestuar 2 dit më parë për vjedhje me dhunë.
Ndërkohë që familjarët e viktimës akuzojnë policinë.
Sipas tyre tre efektivë policie e dhunuan gjate arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit.
‘Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmure. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë.’
Sipas policisë nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. /Faxnews