Këngëtarja e famshme Cheryl u shfaq e mahnitshme me një fustan të bardhë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Ajo u rikthye në këtë event për herë të parë pas dy vitesh dhe për këtë fakt gjendej në ankth. Teksa ka shkëlqyer me paraqitjen e saj të gjithë po pyesnin se ku është Liam Payne.
34-vjeçarja parakaloi e vetme në tapetin e kuq ndërkohë që partneri i saj nuk ndodhej fare aty. Prej muajsh përflitet se lidhja e tyre ka marrë fund por herë pas here ata surprizojnë duke u shfaqur bashkë.
Karriera e tyre e ngarkuar dhe turnetë muzikore të ish pjesëtarit të “One Direction” të cilat zgjasin me vite, duket se janë arsyeja kryesore përse lidhja e tyre mund të përfundojë.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se romanca është shuar dhe i vetmi që i mban bashkë momentalisht është djali i tyre 1-vjeçar.