Carla Bruni ka bërë shaka duke thënë se e kishte gjetur vajzën e saj të humbur ditën e diel, pas një takimi të rastësishëm me modelen Bella Hadid.
Mbretëresha e pistave të modës, tani 50 vjeçare, u takua me modelen 21 vjeçare në darkën “Fashion For Relief” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
E askush nuk mund ta mohoj ngjashmërinë në mes të dy modeleve, të cilat në fotografinë e postuar nga Bruni, duken si të ishin motra.
Bella po qëndron tash e disa ditë në Kanë, duke marrë pjesë në evente të ndryshme dhe duke shijuar netët e gjata në jugun francez.