Prej vitesh besnike e Klan, Alketa tërheq vëmendjen si personazh, sidomos në rrjetet sociale. Tejet e rezervuar për jetën private, nuk mund të themi se kemi parë shumë nga familja e saj.
Sa herë poston foto pranë fëmijëve, Nikol dhe Lioneli janë gjithnjë të fshehur në një mënyrë apo një tjetër: herë duke pozuar me kurriz, herë duke qendruar diku shumë larg në sfond…por, këtë mbrëmje të hëne Alketa ka vendosur ta nisë ndryshe. Ajo ka deklaruar në hapje të “Në kurthin e Piter Pan” se për herë të parë vajza dhe djali ishin prezent në skenë për ta ndjekur të ëmën nga afër. Kamera i ka fokusuar për pak sekonda, duke na treguar kështu imazhin e plotë të Nikol dhe Lionelit.
Nuk dihet pse Alketa ka dalë jashtë parashikimeve, por nuk ka harruar të theksojë se përkushtimi në ambientet televizive e pengon që t’i kushtojë më shumë kohë të vegjëlve të saj. Kujtim i bukur ky nga formati dedikuar fëmijëve!