Anxhela Peristeri ka sjell pas një kohe të gjatë videoklipin e ri.
Këngëtarja ka publikuar videon e këngës fituese të “Kënga Magjike 2017” në gjuhë të huaj dhe me klip muzikor.
Ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë me tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tushën.
“Insanely in Love”, titullohet projekti i ri që duket se synon të prekë tregun ndërkombëtar pasi ka version anglisht dhe italisht.
Një këngë që u vlerësua për zërin dhe tematikën që trajtonte ndërsa teksti është punuar nga Olti Curri. Ndryshe, këngëtarja pritet të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti