November 27, 2024

Ryan Reynolds pranon për herë të parë se vuan nga …….

Aktori i famshëm i “Deadpool” në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin e Lorraine ka pranuar për herë të parë publikisht se vuan nga ankthi.

Edhe pse gjithmonë jemi mësuar ta shohim duke bërë humor nëpër intervista dhe sidomos në rrjetet sociale, aktori thekson se asgjë nuk është ashtu siç duket në ekran apo në Instagram e Twitter.

Prej vitesh ai vuan nga sulmet e ankthit të cilat e kapin papritur, në shtëpi, gjatë xhirimeve apo edhe në tapetin e kuq. 41-vjeçari u shpreh se kjo gjendje është shumë e vështirë për të por falë ndihmës së bashkëshortes së tij, aktores Blake Lively, situata është nën kontroll.

Reynolds e ka mbajtur të fshehtë këtë prej vitesh pasi i druhej komenteve të publikut por në të njejtën kohë nuk do të dëshironte kurrë që fëmijët e tij ta shihnin në këtë gjendje.

Facebook Comments

MineralHygienics.com