Banorët kanë mbetur të hutuar dhe po përpiqen të shpjegojnë se çfarë lloj krijese është ajo që u shfaq në plazh. Kafsha me qime të trasha është shfaqur në ‘San Antonio’ të Filipineve.
Fshatarët thonë se ishin tmerruar kur e panë ‘krijesën’ misterioz 6 metra të gjatë mbi rërën e plazhit, ku ishte hedhur nga valët e oqeanit, pasi ajo kishte ngordhur.
Sipas tyre, krijesa e çuditshme mund të jetë një shenjë e ndonjë ‘ngjarje apokaliptik që është duke ardhur’.