Nga flokët ylber e deri tek ombret me ngjyra, çfarë nuk na kanë parë sytë këto kohë. Ndaj meqë jemi tek ngjyrat në flokë, po ju tregojmë trendin më të fundit.
Ky trend ka si qëllim t’i bëjë flokët të duken sikur mbi to ka reflektuar një pasqyrë. Rezultati është fantastik dhe duket sikur gjithmonë do të kesh me vete një copëz diell.
View this post on Instagram A post shared by Initiation (@roxiejanehunt)
A post shared by Initiation (@roxiejanehunt)
Ky model i ri i lyerjes së flokëve është krijuar nga një parukiere, e cila në instagramin e saj ndan të gjithë çudirat që bën me flokët e klientëve të saj.
Bojërat që ajo përdor janë tërësisht oranike dhe të përshtatshme për individët që përkrahin jetesën ekologjike.