Kjo e diel ka qenë një festë e vërtetë për familjen e Albanit dhe Bietës. Djali i tyre, Kroi Art, feston ditëlindjen e parë dhe, me këtë rast, prindërit kanë mbledhur të gjithë miqtë dhe të afërmit për t’iu gëzuar në natyrë kësaj date të shënuar.
Edhe pse dy prindërit e Kroit nuk kanë zbuluar asnjë detaj nga festa në profilet e tyre, ai që i nxjerr përherë sekretet, madje edhe të “shtëpisë”, Ervin Kurti, ka zbuluar përmes disa videove të shkurtra më shumë detaje nga festa që ka mbledhur të gjithë miqtë.
Në një mjedis të dekoruar me ngjyra të pastra, bie në sy e bardha e mami Bietës, por edhe e të afërmve të tjerë të vogëlushit. Tavolina të shtruara në natyrë, tollumbace dhe lodra të tjera, të sjella enkas për Kroin, e kanë bërë këtë të fundit t’i gëzohet zhurmës, të cilën, edhe pse ndoshta nuk ia di akoma kuptimin, me siguri, do ta ketë si një kujtim të parë të paharruar.
Mes shumë të ftuarëve në festë dhe detajeve të personalizuara anekënd, duket edhe torta e Kroit me qiririn e parë simbolik.
Në videon që ka postuar Ervini, të gjithë të ftuarit janë duke i kënduar vogëlushit këngën e ditëlindjes, ndërsa Bieta përpiqet ta mbajë të birin afër tortës për të fryrë qiririn e parë.