Dua Lipa është kthyer në një ikonë të muzikës dhe është në përfundim e sipër të albumit të dytë.
Këngëtarja pohon se shembull ka koleget e suksesshme dhe shumë artiste të tjera femra si Cardi B, Destiny Child dhe Pussycat Dolls, të cilat përçojnë mesazhin e fuqizimit të femrës sikurse “Spice Girls” në vitet ’90.
Duke folur për gazetën “Daily Star”, bukuroshja 22-vjeçare pohoi: ”Ka qenë vërtet emocionuese ndërsa procesi ka qenë shumë më i lehtë sesa në albumin e parë, sepse është më e vetëdijshme se çfarë dëshiroj nga ky album”. Kur isha duke u rritur, unë i pëlqeja shumë “Spice Girls”. I doja Pussycat Dolls. Oh, Zot edhe Destiny Child”.
Ajo më tutje ka pohuar se për punën rreth këngëve të reja, frymëzohet nga përvoja jetësore dhe personale.