Prej më shumë se një viti Klea Huta dhe Elgit Doda janë në një lidhje dashurie, mirëpo lidhja e tyre u konfirmua vetëm pak muaj më parë.
Së fundmi ajo ka nxjerrë projektin muzikor që fansat e kanë pritur. Kënga e saj mban titullin “Bla bla bla”.
Muzika e këngës është punuar nga partneri i saj Elgit Doda, ndërsa teksti është shkruar nga Fifi.
“Si nuk u lodhe, provove me çdo kusht me ma vjedh dashninë” – këndon mes rreshtave Klea.
Kënga padyshim do të jetë hiti i kësaj vere. Madje Klea, e shoqëron me një klip shumëngjyrësh ku shfaqet edhe me një pamje krejtësisht ndryshe, me balluke.
© SYRI.net