Prej disa vitesh punë së bashku, Turjan Hyska dhe aktorët e ‘Apartamenti 2XL’, kanë krijuar një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ashtu si në çdo punë edhe ata mund të kenë probleme me njëri-tjetrin, por këto kohët e fundit duket se një ‘problem më madhor’ jashtë pune që po e shqetëson Turjanin.
Ai ka publikuar në ‘InstaStory’ një video, në të cilën i bën thirrje Julian Dedës dhe Albano Bogdos të dobësohen sa më shpejt. Madje ai kërkon ndihmën e të gjithëve për t’ja arritur qëllimit. “Kam një problem shumë të madh si drejtues, nuk po arrij dot që të dobësohen Albano dhe Juli ndaj kërkoj ndihmën tuaj që t’i vëmë në sedër. Bëni video dhe tagg Albanon dhe Julin ku u kërkoni të dobësohen”,-thotë Turi në video.
Megjithatë pas kësaj nuk ka munguar dhe reagimi i menjëherëshëm nga ana e Julit. “I dashur Turjan nuk ka nevojë t’i bëni këto sfida me spektatorët. E para nuk ekziston ndonjë sedër e madhe në këtë drejtim se ushqimit nuk i themi jo. Dhe e dyta unë kam filluar të bie. Kam rënë 500 gram deri tani”, – ka thënë Juli me shaka. Megjithatë nuk e dimë nëse Albano dhe Juli do ta marrin seriozisht këtë thirrje të mikut të tyre, prandaj do të presim në vijim nëse do të ketë ndryshim në peshën e tyre. /revistawho.