Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Burime policore bënë me dije për “SYRI.net” se personi i plagosur, Gjovalin Guri rreth 35 vjeç, është transportuar në spitalin Rajonal dhe ndodhet në sallën e operacionit duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Forca policore kanë shkuar në vendngjarje dhe një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Guri është qëlluar pranë banesës ku jetonte.