November 22, 2024

Konkursi për drejtorë të spitaleve, nis testimi final

Manastirliu vlerëson komisionin: Konkurs mbi bazë meritokracie

Tiranë, 1 Nëntor – Një komision Ad-Hoc, i përbërë nga ekspertë të huaj të menaxhimit shëndetësor, profesionistë me emër të fushës së shëndetësisë dhe drejtues të kompanive të sukssesshme në vend, kanë nisur sot testimin e kandidadëve për drejtorë të spitaleve Universitare dhe Rajonale.

Kjo është faza e tretë dhe finale e konkursit të parë publik për përzgjedhjen e drejtuesve të Shëndetësisë.

“Jam e kënaqur që ky komision me profesionistë të vërtetë të vendit si dhe ekspertë ndërkombëtarë, do të kryejë testimin e kandidadëve për drejtorë të spitaleve.  Ky është një standard i ri, një model i ri për rekrutimin e burimeve njerëzore në Shëndetësi, mbi bazë meritokracie dhe procedurash transparente. Ne duam të kemi menaxherët më të mirë, më të aftë, më të përkushtuar, për të çuar përpara planin tonë për shndërrimin e spitaleve, në institucione të denja të kujdesit shëndetësor”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu në takimin me ekspertët e komisionit Ad-Hoc.

75 kandidatë që kanë kaluar fazën e parë të konkurimit dhe testimin me shkrim, zhvillojnë testimin me gojë nga datat 1-4 Nëntor.

Në garë për drejtues të spitaleve Universitare janë 22 kandidatë dhe për drejtues të spitaleve Rajonale janë 53 kandidatë.

Me përfundimin e fazës së tretë, do të bëhet klasifikimi në bazë të pikëve të mbedhura në secilën fazë, për të shpallur më pas 16 drejtuesit e rinj të spitaleve, të përzgjedhur për herë të parë përmes këtij konkursi transparent dhe me bazë merite.

 

Per me shume lexoni ne faqen e Ministria e Shendetesise.

Facebook Comments

MineralHygienics.com