Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vjë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim.
“E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju. Tirana Rocks”
Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën, duke qenë kartolina më e bukur në këtë prag sezoni turistik. Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, ndërsa garanton se se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor.