Një ngjarje e rëndë ka goditur mesditën e sotme shkollën e mesme ‘Jani Minga’ në Vlorë. Një nxënëse ka humbur ndjenjat në klasë.
Ajo është transportuar me urgjencë për në spitalin e Vlorës, por fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës.
Nxënësja që ka humbur jetën është identifikuar si Gerta Kasa.
Mjekët e spitalit të Vlorës kanë bërë të ditur se, nxënësja vuante nga epilepsia, që besohet se ka sjellë edhe vdekjen e saj.
Pas kësaj ngjarje, shkolla ‘Jani Minga’ është përfshirë nga paniku dhe është ndërprerë mësimi.