Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe Drejtoritë e Qarqeve do të pësojnë një ndryshim të madh. Disa muaj pasi mori detyrën e kreut të Policisë, sot Ardi Veliu ka firmosur shkrirjen e gjysmës së sektorëve në Drejtoritë e Policive duke i bashkuar.
Gjithashtu edhe gjysma e pozicioneve drejtuese do të shkrihen, duke përgjysmuar shefat. Drejtuesit e sektorëve që do tu shkrihet funksioni do të kalojnë në detyra sipas gradës.
Ja si do të organizohen Drejtoritë e Policive në Qarqe:
Struktura e policisë në qarqe
Përgjysmohet numri i sektorëve. Aktualisht janë 8 sektorë, do të përmblidhen në 4 sektorë. Gjithashtu do të shtohet një sektor tjetër i veçantë: Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara. – Sektori për krimet dhe sektori për rendin publik do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori i Sigurisë Publike. – Sektori për krimin Ekonomik + Sektori për Krimet e Rënda + Sektori për trafiqet dhe drogën do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar. -Antidroga dhe trafiqet e paligjshme bashkohen së bashku në nivel seksioni. -Po ashtu dhe seksionet e mëparshme të fragmentuara të Krimit ekonomik do të mblidhen në një të vetëm. Të gjitha këto nën varësinë e Sektorit për Hetimin e Organizuar. -Shtohet Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara me 4 seksione nën varësi ai i agjentëve, përgjimeve, policisë shkencore dhe shqiponjat. -Ndërsa Sektori i Policisë Rrugore qëndron si strukturë por rikonfigurohen seksionet nën varësinë e tij me heqjen e një seksioni dhe me decentralizimin e trafikut urban dhe interurban (modeli i Tiranës).
Përgjysmohet numri i sektorëve. Aktualisht janë 8 sektorë, do të përmblidhen në 4 sektorë. Gjithashtu do të shtohet një sektor tjetër i veçantë: Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara.
– Sektori për krimet dhe sektori për rendin publik do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori i Sigurisë Publike.
– Sektori për krimin Ekonomik + Sektori për Krimet e Rënda + Sektori për trafiqet dhe drogën do të shkrihen në një të vetëm të emëruar Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar.
-Antidroga dhe trafiqet e paligjshme bashkohen së bashku në nivel seksioni.
-Po ashtu dhe seksionet e mëparshme të fragmentuara të Krimit ekonomik do të mblidhen në një të vetëm. Të gjitha këto nën varësinë e Sektorit për Hetimin e Organizuar.
-Shtohet Sektori i shërbimeve Policore të Specializuara me 4 seksione nën varësi ai i agjentëve, përgjimeve, policisë shkencore dhe shqiponjat.
-Ndërsa Sektori i Policisë Rrugore qëndron si strukturë por rikonfigurohen seksionet nën varësinë e tij me heqjen e një seksioni dhe me decentralizimin e trafikut urban dhe interurban (modeli i Tiranës).
Me anë të kësaj strukture synohet të forcohet Patrulla e Përgjithshme dhe aplikimi i nocionit të Zonës Policore.
-Unifikim i zonës policore në një zonë gjeografike në të cilën caktohen në mënyrë permanente për të përmbushur detyrat të gjitha shërbimet, patrullë e përgjithshme, SPZ (specialist i policisë së Zonës), ndihmës specialisti për krimet dhe specialist për krimet. – Riformatim i rolit të SPZ; -Ulje e kompetencave dhe fokusim në detyra; -Krijimi i funksionit edukuese për oficerin e Policisë Kriminale; -Rritja e kapaciteteve analitike për komisariatin. E më konkretisht Zv shefi i komisariatit do të ketë në dispozicion 2-4 specialistë për planifikim, analizim, monitorim dhe vlerësim. Modeli i ri propozon uljen me 50% të numrit të shefave të sektorit dhe krijimit të një strukture në nivel baze. Rritje të rolit të Sallës së Komandimit dhe dhënia e kompetencave drejtuese operacionale.
-Unifikim i zonës policore në një zonë gjeografike në të cilën caktohen në mënyrë permanente për të përmbushur detyrat të gjitha shërbimet, patrullë e përgjithshme, SPZ (specialist i policisë së Zonës), ndihmës specialisti për krimet dhe specialist për krimet.
– Riformatim i rolit të SPZ;
-Ulje e kompetencave dhe fokusim në detyra;
-Krijimi i funksionit edukuese për oficerin e Policisë Kriminale;
-Rritja e kapaciteteve analitike për komisariatin. E më konkretisht Zv shefi i komisariatit do të ketë në dispozicion 2-4 specialistë për planifikim, analizim, monitorim dhe vlerësim.
Modeli i ri propozon uljen me 50% të numrit të shefave të sektorit dhe krijimit të një strukture në nivel baze. Rritje të rolit të Sallës së Komandimit dhe dhënia e kompetencave drejtuese operacionale.
Përqendrim i strukturave të krimit të organizuar në një sektor. Krijimi i sektorit të analizës pranë zv.drejtorit duke rritur rolin e këtij të fundit në planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e situatës.
Përqendrim të strukturave të sigurisë publike në një sektor. Rritja e rendimentin të ndihmës specialistëve për krimet duke i përqendruar në një seksion të veçantë në Drejtorinë Vendore të Policisë. Përqendrim i kapaciteteve profesionale dhe teknike të policisë rrugore në nivel sektori.shkruan syri.net