November 27, 2024

Tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

Presidenti Donald Trump tha se SHBA do të dalin nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

“Pas konsultimeve është e qartë për mua se nuk mund të parandalojmë një bombë bërthamore iraniane nën strukturën e kalbur të marrëveshjes aktuale,” tha Trump.

Trump e përshkroi masën si një “tërheqje”, e cila është teknikisht e pasaktë, sepse marrëveshja, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), nuk është një traktat.

Shtetet e Bashkuara mund të respektojnë ose të shkelin kushtet e marrëveshjes me Iranin.

“Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë kërcënime të zbrazëta,” tha ai në një fjalim që u transmetua në televizion.

Vendimi i Presidentit Trump nënkupton se qeveria e Iranit duhet të vendosë nëse do tërhiqet ashtu si SHBA, apo do të përpiqet të shpëtojë atë që ka mbetur nga marrëveshja. Irani ka ofruar deklarata kundërthënëse në lidhje me vendimin që mund të marrë dhe përgjigja mund të varet nga mënyra se si saktësisht Presidenti Trump tërhiqet nga marrëveshja.

Presidenti Trump tha se do të rivendoste të gjitha sanksionet ndaj Iranit, të cilat ishin hequr nga marrëveshja e vitit 2015, jo vetëm ato që skadojnë së shpejti.

Mbështetësit e idesë për ta ndrequr marrëveshjen shpresonin se zoti Trump do të zgjidhte një qasje që mund të linte më shumë hapësirë për ta ndryshuar qëndrimin më vonë nëse do të siguronte kufizime shtesë nga ana e vendeve evropiane që po përpiqeshin pa sukses për të negociuar me të.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com