Qytetarët turq që jetojnë në vendet e Ballkanit do të mund të votojnë në konsullatat turke në vendet e tyre respektive për zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare të Turqisë më 24 qershor.
Emigrantët turq në Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoni do të votojnë më 16-17 Qershor, ndërsa ata në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri do të hedhin votat e tyre më 17 Qershor.
Sipas të dhënave të referendumit kushtetues të Prillit 2017, pothuajse 8 000 emigrantë turq kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje në këto vende.
Ndërkohë, shtetasit turq në Serbi do të mund të votojnë në zgjedhjet e 24 Qershorit për herë të parë, të cilët nuk kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e mëparshme për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve. Sipas ‘Anadolu Agency’, pjesëmarrja në Bosnje Herzegovinë, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri ishte më shumë se 50 për qind gjatë zgjedhjeve parlamentare 2015, ndërsa pjesëmarrja në referendumin kushtetues të prillit 2017 ishte 47 për qind.