November 24, 2024

Deputetët holandezë – skeptikë për Shqipërinë

Tetë deputetë përfaqësues të të gjitha forcave politike parlamentare në Holandë, ditën e djeshme i dhanë shuplakën e radhës qeverisë Rama. Në vazhdim të  misionit të tyre faktmbledhës për Shqipërinë (Pas takimit që patën me deputetët e PS, PD dhe Edi Ramën e Lulzim Bashën), ku në përfundim pritet të kenë një opinion të qartë lidhur me fatin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe votën e Holandës për këtë çështje, ata deklaruan qartë se vendi ynë nuk është gati për këtë hap. Sipas tyre shqetësues mbetet niveli shumë i lartë i krimit të organizuar, trafiku i drogës, si dhe mosndëshkimi i politikanëve të korruptuar.

Por pavarësisht këtyre  deklaratën mjaft të qartë të palës holandeze, Partia Socialiste nëpërmjet Taulant Ballës, sërish e ka gjetur fajtorin tjetërkund. Kreu i grupit parlamentar të mazhorancës është bërë aq qesharak, sa që sipas tij; fajin për konstatimet e rënda të deputetëve holandez e ka Lulzim Bashës, që shkoi “i paftuar në drekën” në drekën e përbashkët.

“Më vjen keq edhe për një incident që ka ndodhur sot (dje), që ka të bëjë me një përfshirje në drekën e deputetëve, ndërkohë që sot në drekë është paraqitur edhe kryetari i Partisë Demokratike, që nuk ishte njoftuar më parë për të marrë pjesë. Në listë ishin nga tre deputetë nga mazhoranca dhe opozita, por Lulzim Basha në atë drekë, bëri atë që bëri dhe në Bundestag, është turp”,  tha Balla.

Ndërkohë vetë Basha dhe Rama nuk kanë thënë asnjë fjalë pas këtij takimi, dhe me gjasa do të na duhet të presim muajin qershor, që Holanda të konfirmojë pozicionin e saj final lidhur me fatin e vendit tonë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com