November 27, 2024

‘Të lirohen protestuesit e burgosur’: peticion drejtuar Presidentit Meta nga këshilltarët e 3 bashkive

Një peticion i ka shkuar Presidentit të Republikës, Ilir Metës për lirimin e 4 protestuesve që mbahen të burgosur pas revoltës në Rrugën e Kombit.

Peticioni është nënshkruar nga këshilltarët e tre bashkive: Kukës, Has dhe Tropojë.

Në të thuhet:

“Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë. Ne si këshilltarë bashkiakë do të vazhdojmë të jemi në mbrojtje të tyre deri në shpalljen si të pafajshëm. ”

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com