Pas 6-vitesh larg publikut shqiptarë do të rikthehet Rita Ora. Vetëm 2 muaj pasi dhuroi një spektakël të paharrueshëm në sheshin e Prishtinës ajo vjen në Shqipëri. “Sheshi Skëndërbej” do të jetë skena që do të mirëpresë yllin me famë botërore. Këtë e ka konfirmuar dhe vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Koncerti do të organizohet në datën 3 Qershor. Gjithashtu 2 ditë para Ritës do të performojë në po të njëjtën skenë dhe Ermal Meta, emër jo pak i njohur për publikun shqiptarë dhe jo vetëm.