November 27, 2024

Ermal Meta përlot italianët, në skenë me fansin

Takimi i pestë i sezonit të ri të spektaklit Amici nga Maria De Filippi ka pasur polemike, debate dhe emocione.

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta është ngjitur në skenë si i ftuari i mbrëmjes dhe ka kënduar “Vietato Morire” me këngëtarin Italian, Einar.

Gjatë performancës është ngjitur në skenë edhe Giuseppe, një fans i vogël 8 vjeçar i Ermalit, i cili ishte protagonist edhe pak ditë më parë në koncertin e mbajtur në Forum të Assago-s.

’Ju prezantojmë Giuseppe, një djalë 8 vjeçar, që ka kurajon për të qëndruar në skenë përpara të gjithëve’, ka deklaruar Ermal Meta.

Historia që qëndron pas takimit të të dyve ka një magji: Giuseppe është një fans i Ermalit dhe është bërë i famshëm në ëeb pas interpretimin të këngës “Non mi avete fatto niente”.

Pasi pa videot në Tëitter, Meta i ka kërkuar 8 vjeçarit ta shoqërojë në skenë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com