Pas pjesëmarrjes së saj si konkurrente në “Amici”, Klaudia po provon një tjetër ekperiencë, atë të moderatores.
Balerina e njohur do të jetë në rolin e prezantueses në një emision televiziv në ‘Sky Italia’. Ajo ka publikuar një video në Instagram, në të cilën tregon se kjo është ekperienca e saj e parë në këtë fushë, e kërkon mbështetjen e ndjekësve të saj.
“Eksperienca e parë si prezantuese, më uroni fat”, – ka shkruar Klaudia. Balerina kishte kohë që kishte paralajmëruar se do të prezantonte një program muzikor, një platformë italiane në Sky por më në fund ky projekt është konkretizuar.