Cristiano Ronaldo nuk doli me skuadrën me fillimin e pjesës së dytë në “El Clasico”, duke u zëvendësuar nga Asensio.
Portugezi i ka bërë të gjithë me dhimbje koke te madrilenët dhe duket se vëmendje e “El Clasico” e zhvendosur e gjitha te sulmuesi. Ronaldo pësoi një lëndim në kavilje pas shënimit të golit të parë dhe edhe pse qëndroi në fushën e lojës deri në fundin e 45 minutave të para mes dhimbjeve, nuk doli më me ekipin për pjesën e mbetur të sfidës.
Ende nuk ka një përcaktim të saktë të shkallës së dëmtimit, por te Reali tashmë janë me dhimbje koke në prag të finales së Chmapions ndaj Liverpool.