November 27, 2024

Policë dhe vendas gjejnë austriaken e humbur në Llogara

Gjendet austriakja e humbur në Llogara, pas 9 orë kërkimesh. Ajo është shëndoshë e mirë thanë Policia dhe banorët e zonës, që ndihmuan në kërkim.

Policia e Vlorës njoftoi se pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësja austriake, A.W, 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore për gjetjen e saj.

Policia sëbashku me Agjensinë e Zonave të Mbrojtura dhe banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një mot jo të mirë në pyllin e Llogorasëm, bënë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

45-vjeçares A.W., i është bërë kontroll mjekësor dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.

Facebook Comments

MineralHygienics.com