Vladimir Putin do të betohet të hënën për mandatin e tij të katërt dhe rimerr detyrën si President i Rusisë, pasi fitoi zgjedhjet në mars, njofton sot BBC.
Ai ka qënë në pushtet për 18 vjet, qoftë si president, qoftë si kryeministër dhe kundërshtarët e kanë krahasuar sundimin e tij me të një mbreti, cari apo perandori.
Policia u përball me trezirat e protestuesve që u ngritën kundër sundimit të tij në Moskë dhe qytete të tjera ruse të shtunën. Ka pasur frikëra për trazira të reja në Moskë në momentin kur ai të rimaerë postin.
Ceremonia e inagurimit në Kremlin në Moskë ka gjasa të jetë më e vogël se në 2012, njoftoi agjensia e lajmeve AFP. Putin, 65 vjeç, pritet të takojë vetëm vullnetarët që morën pjesë në fushatën e tij zgjedhore, tha agjensia.
Kundërshtarët e akuzojnë Putinin për minimin e demokracisë në Rusisë – një politikë e quajtur “demokraci e udhëhequr” – për të mbajtur partitë e vëretta opozitare larg nga parlamenti dhe të sigurojë që ai dhe aleatët e tij të mbajnë pushtetin pafundësht.
Si presidenti i parë i zgjedhur në 2000, Putin e rinovoi mandatin e tij katërvjeçar në 2004 para se të spostohej në 2008 – për të shërbyer si kryeministër dhe nën mbrojtjen e tij, Dmitry Medvedevin – sepse ligji nuk e lejonte të ishte më President pas dy mandateve të njëpasnjëshme.
Në vitin 2012, Putin rikthehet si President me një mandat të ri, këtë radhë prej 6 vjetësh.
Kur ai të arrijë fundin e këtij mandati në 2014, llogaritet të ketë qënë në pushtet afro çerek shekulli.
Kjo do të ishte diçka më pak se sundimi i diktatorit sovjektiv Josepf Stalin apo mbretërimit të disa carëve rusë si Alexandër II (26 vjet) dhe Nicholas I (30 vjet).