Moderatorja Ilda Bejleri këtë herë ka tërhequr vëmendje për një arritje të saj profesionale.
Zakonisht Ilda përflitet për pozat e saj mjaft të nxehta apo ekspozimet provokuese.
Këtë herë moderatorja ka ndarë në rrejtët e saj sociale foto ku tregojnë se tashmë është pjesë e një filmi italian.
Ilda është mjaft krenare për veten si dhe ka pohuar se po e shijon në maksimum këtë eksperiencë të re e cila do të ndërkombëtarizojë emrin e saj.
Por duket se ajo po i futet një tjetër fushe, asaj të aktrimit. Ilda Bejleri do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito, që tregon historinë e Guidos (Claudio Santamaria), që mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet.
“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen të parë si aktore”, shkruan Ilda në postimin e saj.