May 9, 2026

Vendimi i Trump, emigrantët nga Hondurasi duhet të kthehen në atdheun e tyre

Administrata e Trump ka njoftuar mbylljen e mbrojtjes së përkohshme për mijëra emigrantë nga Hondurasi.

Thuaje 57 mijë persona mund të detyrohen të ikin nga SHBA deri në 5 janar 2020 kur statusi i mbrojtjes së tyre të përkohshme do të revokohet.

Hondurasit iu dha ky status pasi uragani Mitch goditi këtë vend të Amerikës Qendro në 1998.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se kushtet në vend ishin përmirësuar ndjeshëm që nga fatkeqësia.

Ambasadori i Hondurasit në SHBA, Marlon Tabora, tha se vendi nuk mund të trajtonte riatdhesimin e dhjetra mijërave njerëzve, sipas Reuters. “Këto familje kanë jetuar në SHBA për 20 vjet dhe riintegrimi i tyre nuk do të ishte i lehtë nëse ata do të vendosnin të ktheheshin,” tha ai.

Administrata e Trump kishte njoftuar më parë se planifikonte të anullonte Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme për emigrantët nga Haiti dhe El Salvadaor, që u ishte dhënë pas fatkeqësive natyrore që kishin pllakosur vende.

Facebook Comments

MineralHygienics.com