November 27, 2024

Më vinte turp nga vetja dhe shokët, kisha vajtur aty ku nuk mbaja më», deputeti shqiptar tregon si humbi 32 kg brenda 10 muajsh

Janë të shumtë personazhet e njohur të showbizit shqiptar që u janë nënshtruar dietave të forta, regjimeve detoksifikuese apo aktivitetit fizik për të humbur kilogramët e tepërt duke ndryshuar rrënjësisht stilin e tyre të jetës. Rastet e Linda Halimit, Arian Çanit apo Big Mamës janë me të vërtetë histori suksesi, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për politikanët shqiptarë, të cilët në mendësinë e përgjithshme të popullit që i zgjedh çdo katër vjet, vazhdojnë të shihen si burrat barkmëdhenj që zgjidhin hallet e këtij vendi. Mirëpo për deputetin e Partisë Socialiste, zotin Fidel Ylli, nevoja për të rënë nga pesha nuk lidhet aspak me funksionin estetik, por si pasojë e problemeve të shumta me shëndetin. I ftuar ditën e djeshme në studion e Rudina Magjistarit, ai ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij që kur mori vendimin për të rrëzuar kilogramët e tepërt. Deputeti Ylli, një personazh që ka spikatur në Shqipëri në disa sfera si mundja ku sot mban titullin “Mjeshtër i Sportit”, por dhe në biznes, sqaroi në detaje se përse ndërmori këtë hap. Ai tregoi se para 10 muajsh peshonte 110 kilogramë, kurse sot është 32 kilogramë më pak.

fido

 

“Kam 10 muaj që merrem me sport, gjithçka nisi në korrikun e vitit të kaluar. Pasi mbarova fushatën e qershorit në qytetin e Durrësit pata një takim me kryetarin Dako dhe miq të mitë,  të gjithë njerëz të sportit Ishte qershor, temperatura shënonte 35 gradë Celcius dhe unë isha veshur me një xhup, mbuloja barkun dhe më vinte zor nga vetja dhe mendova: Unë t’iu flas këtyre për cilësinë e jetës? Unë jam bërë vetë ku thërret qameti. Të gjitha i kisha, familjen, karrierën politike, biznesi po ecte mirë, por nuk po i gëzoja. Nuk merrja dot frymë dhe shpeshherë dendesha në ilaçe. Mora vendimin drastik për të ndryshuar cilësinë e jetës dhe për të qenë i shëndetshë. Aktiviteti fizik, i kombinuar me një regjim të rregullt ushqimor bënë që të humbja 32 kg brenda 10 muajsh. Zgjohem në orë 5.30 të mëngjesit, dal për vrap në 6-të nga Liqeni i Tiranës dhe flet herët, diku rreth orës 22 të mbrëmjes. Në darkë ha shumë pak, ndonjë frut, shikoj ndonjë emision sportiv dhe bie të fle. Nuk konsumoj alkool dhe as mish, po ushqehem shëndetshëm dhe në mënyrë të balancuar pasi nuk dua të jem më ai që kam qenë. Ky regjim filloi edhe me nxitjen e bashkëshortes time. Dkur merrja një grusht ilaçe, sot nuk përdor asgjë”, -tha zoti Ylli, i cili mori jo vetëm komplimentat e Rudinës, por edhe publikut në studio.

Facebook Comments

MineralHygienics.com