November 27, 2024

18-vjeçari shqiptar që po ‘çmend’ botën

Kevin Kodra, 18 vjeç është bërë i famshëm në Instagram për mënyrën se si përdor grim në fytyrën e tij. Nga fotografitë e tij arrijmë të kuptojmë se është shqiptar pasi mban varësen me flamurin shqiptar në qafë, edhe pse është rritur në Toronto të Kanadasë.

“Kam kujtime që nuk do ti harroj kurrë. Faleminderoj cdo njeri që më ka mbështetur cdo ditë. Nga miqtë te familja, përfshirë ju ndjekës, nga thellësia e zemrës sime”, shkruajti ai në fotografinë e diplomës.

Pamja e tij u bë virale brenda 24 orëve duke arritur 18 mijë pëlqeime dhe 800 komente që e pyesnin për teknikat që përdor në grim.

Ndër shqiptarët e njohur në të gjithë botën për mënyrën e aplikimit të grimit është Mario Dedivanovic dhe Ariel, por Kevin ka dicka të vecantë pasi preferon të lyejë veten dhe të përdorë qerpikë false.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com