Mbi 100 mijë fëmijë në të gjithë vendin nuk arrijnë të ndjekin dot rregullisht shkollën për shkak të varfërisë. Gjysma e tyre punojnë për të ndihmuar familjet që të sigurojnë mbijetesën, ndërkohë që qindra të tjerë nuk konsumojnë dot vaktin e mëngjesit.
Një tjetër fenomen shqetësues i evidentuar në studim është ulja drastike e numrit të nxënësve në shkolla, shifër që ka arritur në 200 mijë fëmijë.
Të dhënat e studimit
100 mijë fëmijë të varfër nuk arrijnë të ndjekin rregullisht shkollën
28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmës ekonomike
50 mijë fëmijë punojnë për të siguruar mbijetesën e familjeve
20% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri
44% e fëmijëve konsumojnë mëngjesin gjatë 5 ditëve të javës
64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk ndjekin dot arsimin e detyrueshëm